Prokuroria kërkon burg për tetë udhëheqësit e Katalonisë

E publikuar: 02/11/2017 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorët në Madrid kanë kërkuar burgosje për tetë udhëheqësit e Katalonisë të cilët kanë përkrahur referendumin dhe shpalljen e pavarësisë së rajonit të Katalonisë.

Kjo u kërkua sot kur ata u paraqiten në Gjykatën e Lartë të Spanjës me kërkesë të qeverisë së Madridit, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër, kryesuesi i Katalonisë, Carles Puigdemont dhe katër të tjerë nuk janë paraqitur në Gjykatë, pasi Puigdemont po qëndron në Belgjikë.