Tjetër aksident me vdekje, në Durrës treni përplas një të moshuar

E publikuar: 02/11/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Durrës mëngjesin e kësaj të enjteje.

Treni i linjës Shkodër- Durrës, ka aksidentuar për vdekje të moshuarën F. B. 70 vjeçe, banuese në Rrashbull.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 02.11.2017, rreth orës 09:40, në lagjen nr. 14, treni i linjës Shkodër- Durrës, me makinist shtetasin G. R. 62 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen F. B. 70 vjeçe, banuese në Rrashbull.

Makinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në Komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.