Spaho-Ramës: I sheh të gjithë kazanët, përveç kazanit të drogës që po mbyt Europën

E publikuar: 02/11/2017 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i grupit parlamentar të PD-së ka Edmond Spaho hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama se është duke mbrojtur Saimir Tahirin. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Spaho u shpreh se Edi Rama merret me kazanët, por nuk sheh kazanin e vërtetë, atë të drogës që po kutërbon gjithë Europën.

Fjala e Edmond Spahos në Kuvend:

Megjithëse të ardhurat nuk janë realizuar, shpenzimet administrative janë më të mëdha se në 2015, kurse investimet publike janë më pak, 20 milionë USD në pas se plani i rishikuar në gjysmën e dytë të vitit.

Nuk ka ngjarë kështu me koncesionet që janë realizuar në përputhje me planet qeveritare. Karakteristike negative e tretë është rritja e borxhit publik, që arriti në 73% të prodhimit të brendshëm, jo aq sa tha ministrave, sipas organizmave ndërkombëtarë.

Kjo është një flluskë për sukseset e arritura nga qeveria.

Detyrimet e prapambetura janë rritur. Sipas FMN-së, arritën ën 120 milionë euro. Klima e pasigurtë ekonomike ka bërë që sistemi bankar të jetë edhe më i rezervuar në financimin e sektorit privat

Dje BB publikoi raportin e të bërit biznes, ku Shqipëria ka humbur 26 vende dhe klima e biznesit është përkeqësuar. Krahasuar me rajonin jemi më keq dhe kjo shpjegon pse në vendin tonë nuk vijnë investitorë.

Mazhoranca i dha fund edhe reformës në drejtësi. Sikur të mos ishte kjo mazhorancë që shkurtoi fondin për organet e Vetingut me synimin që t’i vërë para presionit financiar dhe. Rasti më flagrant kur një javë më parë morën në mbrojtje kanabistët dhe Saimir Tahirin. Rama mori funksionet e prokurorit, gjykatësit. Që Edi Rama është fajtor numër një dhe Tahiri vetëm zbatues i urdhrave duhet të jesh naiv. Që të thuash se Rama nuk di gjë se vendi u bë det me kanabis… të bësh 5 milionë euro për vete për një muaj dhe të marrësh20 milionë euro nga një bandë për zgjedhjet, kjo qeveri do të mbahet mend ku oficerët e Policisë u bënë shpërndarës të farave të kanabisit e deri punëtorë ngarkim shkarkimi të furgonëve.

Qeveria e Ramës do të mbahet mend si qeverisja që u bë një me trafikantët kurse ata që iu kundërvunë përfunduan në burgje ose në azil jashtë vendit. Kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria që fiku radarët dhe i vetmi që vuri në dispozicion aeroportet ushtarake për transport droge me avion.

Qeveria se vetme ku ministri u siguron trafikantëve makinën personale u jep imunitet i pret në zyrën e tij dhe pasi kapet me presh në duar, merret në mbrojtje. Rama merret me kazanin e të gjithëve po nuk sheh të vetmit, kundërmimi i të cilit po mbyt gjithë Europën.