Grupi i Kumanovës dërgohet në Gjykatë, pas pak shpallet aktgjykimi

E publikuar: 02/11/2017 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i Kumanovës është dërguar në Gjykatën Themelorë Shkupi 1, ku pas pak pritet do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre.

Ekipi i Indeksonline raporton nga vendi i ngjarjes se të akuzuarit tashmë janë futur në objekt të Gjykatës dhe pas pak do të zënë vendet e tyre për të marrë vendimin e trupit gjykues.

Në sallën ku do të mbahet gjykimi ka interesim të jashtëzakonshëm të mediave dhe familjarëve të të akuzuarve.