Në Britaninë e Madhe pritet të ndodhë një revolucion për sa i përket praktikave të divorcit.
Sipas “Daily Telegraph”, shumë shpejt do të jetë e mundur t’i japësh fund martesës me disa klikime në tastierë, thjesht duke mbushur një formular online.
Ministria e Drejtësisë ka nisur tashmë praktikën e kësaj mënyre divorci në Nottingham dhe shumë shpejt ky shërbim do t’i ofrohet pjesës tjetër të vendit.
Me këtë praktikë për Gjykatat e vendit parashikohet një kursim prej 250 milionë stërlinash, pasi do të kenë shumë pak raste divorcesh për të trajtuar.
Por, formulari mund të përdoret vetëm nga ato çifte që zgjedhin një mënyrë konsensuale për t’i dhënë fund martesës së tyre: për çështjet e pazgjidhura dhe për të ndarë pasurinë, e vetmja rrugë mbetet ajo e gjykatës. /Dita/