Pacolli thotë se nuk ka informata për tërheqjen e njohjes nga Surinami

E publikuar: 02/11/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se deri tani nuk kanë marrë asgjë zyrtare nga përfaqësitë diplomatike lidhur me tërheqjen e njohje nga Surinami, megjithëse nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Kështu ka theksuar për Indeksonline shkurt ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Deri sot ne nuk kemi asnjë shenjë se ky shtet ka tërhequr njohjen, çka është shumë e mundur por ne dhe përfaqësitë tona diplomatike nuk kanë marrë asgjë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ndryshe, para dy ditësh, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për media ka thënë se shteti i Surinamit ka tërheqë njohjen ndërkombëtare të Kosovës./Indeksonline/