Nis Kuvendi, Niko Peleshi në interpelancë

E publikuar: 02/11/2017 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet sot në orën 10:00 sipas pikës 1 të rendit të ditës, interpelancës së kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.

Peleshi sqaroi problemin e mungesës së tregjeve: “Ka disa faktorë që janë bërë pengesë, si çertifikimi i produkteve. Na mungojnë çertifikatat për të aksesuar këto tregje në BE. 10 kompanitë e para shqiptare janë pajisur. Kemi probleme me marketingun, paketimin, që janë të papranueshme për tregjet e Europës. Problem janë edhe fragmetimi i tokës, parcelizimi, që rrit koston e prodhimit.”