Policia ka raportuar se ka gjetur drogë në burgun e Lipjanit.
Lënda narkotikeështë gjetur dhe konfiskuar në dhomën e dy të dënuarve, transmeton infosot.
“Raportohet se në dhomën e dy të dënuarve meshkuj K-shqiptarë gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike. Rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

















