Aksident me vdekje në autostradën Tiranë – Durrës

E publikuar: 02/11/2017 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotshëm. Ka humbur jetën një kalimtar 72 vjeç me iniciale D.B. banues në Durrës, i shtypur nga një autobuz. Aksidenti ndodhi afër Sukthit. Shofeir i autobuzit u ndalua nga Policia; ai është nga Tetova.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orës me pasojë vdekjen. I pari ndodhi në 3:30 në aksin Fier-Patos. Një vajzë 23 vjeçe nga Orikumi humbi jetën dhe shoferi i mjetit me të cilin udhëtonte, u plagos rëndë.