Frikë per nje kaos te mundshem te udhetimeve ajrore ne Evrope. Alarmin e kane dhene ekspertet duke iu referuar zhvilimeve me te fundit ne nje prej vullkaneve më të mëdhenj të Islandës, qe sipas gjasave po bëhet gati të shpërthejë.
Mediat e huaja raportojne se ekspertët paralajmërojnë se hiri mund të shkaktojë kaos për udhëtimet neper Europë.
Ditet e fundit vullkani Bardarbunga është goditur nga një seri tërmetesh me fuqi 3.9, 3.2, 4.7 dhe 4.7 ballësh. Páll Einarsson, një gjeofizikant në Universitetin e Islandës, thotë se kjo tregon se presioni në dhomën e vullkanit të magmë po rritet.
Ai paralajmëron se dridhjet nënkuptojnë se Bardarbunga është ‘duke u përgatitur në mënyrë të qartë për shpërthimin e saj të ardhshëm’, i cili mund të krijojë një re të hirit që do të shkaktonte kaos udhëtimi. Paralajmërimi vjen pas shpërthimit te vullkanit islandez ne 2010, i cili hodhi mijëra ton hiri mineral në ajër, duke shkaktuar kaos udhetimesh.


















