Kështu përkujdeset Besart Halimi për vajzën

E publikuar: 02/11/2017 05:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari i baladave por edhe i dasmave dhe mbrëmjeve të ndryshme, Besart Halimi ka treguar se është një baba i përkushtuar.

Ai pavarësisht angazhimeve të shumta që ka, zgjedh që ditën ta kalojë me vajzën e tij disa muajshe të cilën e shëtit nëpër qytet por edhe në daljet e tij publike me të, shkruan GazetaExpress.

Kështu ka bërë edhe sot ku ai është parë në një dalje të tij në një lokal në kryeqytet ku Express ka arritur që ta fotografojë atë.

Ndryshe, Besart Halimi është i martuar dhe ka një vajzë.

Së fundmi është thënë që ai është duke e punuar një këngë duet me këngëtaren Aida Doçi, të cilën pritet që ta lansojë së shpejti. /GazetaExpress/