Aeroplani i udhëtarëve ka aterruar me sukses në aeroportin e Pragës në Çeki, megjithëse të pranishmit në pistë e panë atë në momentin e fundit.
Shkaku i mjegullës së dendur, Emirates Airbus që peshon 630 tonelata nuk është vërejtur aspak, transmeton Telegrafi.
“Dëgjohej një aeroplan që vinte me shpejtësi, por nuk e kishim idenë se nga do dilte”, ka thënë një nga punonjësit lidhur me rastin.
Megjithatë, gjithçka ka qenë në rregullën me vijën ajrore të aeroplanit, si dhe aeroporti i sinjalizuar për mbërritjen në kohë të caktuar. /Telegrafi/