Vrasja në Gjakovë, viktima ngacmoi motrën e dorasit

E publikuar: 01/11/2017 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mëngjesin e sotëm A.Hana (30 vjeç) u qëllua me armë zjarri nga E.Bajrami (21 vjeç) në qendër të qytetit të Gjakovës, saktësisht përballë Stacionit të Policisë. Gazeta Express mëson se deri te vrasja ka ardhur pasi viktima (A.Hana) ka ngacmuar motrën e dorasit (E.Bajrami).

E.Bajrami e ka qëlluar viktimën me armë zjarri në vendin e tij të punës, më pas e ka hedhur armën në afërsi dhe është dorëzuar në Stacionin e Policisë.

“I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, ka njoftuar policia.