Të tjera akuza tronditëse janë shfaqur rreth sulmeve seksuale në Parlamentin britanik, duke përfshirë një pretendim për drogë në barin e parlamentit.
Një grua tha se një deputet konservator, e kishte tërhequr me forcë prapa kolonave për ta prekur.
Ajo rrëfeu se më vonë ishte ankuar tek autoritet e parlamentit por ata i kishin thënë se nuk mund të bënin”asgjë për këtë situatë, raporton “The Independent”.
Por deklarata më e rëndë, ka qenë ajo e një ndihmëses të Partisë Konservatore. Ajo rrëfeu se dikush i kishte hedhur drogë në pije, në barin e Dhomës së Komuneve, të parlamentit.
Vetëm deputetët dhe mysafirët e tyre lejohen të pijnë në atë bar, shkruan syri.net.Ndërkohë, udhëheqësit e partive pritet të takohen për diskutuar mbi ngacmimet seksuale dhe masat që duhet të marrë parlamenti.
Kryeministrja Theresa May tha se ishte “shumë e shqetësuar” nga raportet e fundit lidhur me ngacmimet dhe abuzimet e dyshuara dhe bëri thirrje për një procedurë të re masash për të gjithë ata që punonin në Parlament.
Liderii opoziotës, Jeremy Corbyn, tha se sindikatat duhet të përfshihen për të mbështetur stafin. Ai shtoi se ishte i lumtur që takoi Kryeministrin për të diskutuar mbi skandalin.
Qeveria ka premtuar tashmë një përgjigje “brenda disa ditësh” ndaj pohimeve të cilat kanë shkaktuar një skandal të pamasave të mëdha në mbarë Britaninë. /SYRI.net/
















