Kryeministri Zoran Zaev ka shtangur opinionin, por mëtepër ministrat e qeverisë së tij. Ai publikisht ka pranuar se dy anëtarë të qeverisë së tij janë nën hetime, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepra penale, raporton Al Jazeera.
“Për herë të parë e njoftoj opinionin se anëtarë të qeverisë sime janën nën hetime. Hetimet janë hapur ndaj dy personave, që janë në qeveri. Punojnë vetëm dy muaj dhe veçmë janë nën hetime. Detaje tjera nuk dëshiroj të shpalosi”, ka deklaruar sot Zaev, transmeton Gazeta Lajm.
Ai nuk ka treguar se nga cila parti janë anëtarët e qeverisë që janë nën hetime.
















