Dy kg kokainë në makinë, prangoset shqiptari në Zvicër

E publikuar: 01/11/2017 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Lucernës ka arrestuar dy trafikantë droge, njëri prej të cilëve shqiptar, 22 vjeç, ndërsa tjetri është një francez 29-vjeçar.

Në makinën e tyre u gjetën 2 kilogramë kokainë.

Policia zvicerane ka bërë të ditur se droga u zbulua gjatë kontrollit të identitetit të dy personave në makinën me targa franceze.