Halloween do të festohet edhe në Shtëpinë e Bardhë. Në ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë është organizuar një pritje nga ana e presidentit Donald Trump dhe zonjës së parë Melania, fëmijë, familje ushtarësh, dhe grupe të tjera rinore, mbushën Shtëpinë e Bardhë me maskat dhe kostumet e festes.
Fillimisht, çifti presidencial shpërndau ëmbëlsira hallouini dhe pozoi për foto me fëmijët.
Një T-rex i madh dhe një skelet që mbante mbi kokë kapelën me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, ishin dy kostumet më të spikatura.
Shtëpia e Bardhë ndërkohë ishte mbushur me rrjeta merimangash, lakuriqë nate dhe merimanga të mëdha të zeza që vareshin nga kolonat.
Një tapet portokalli zëvendësoi atë të kuq dhe kunguj dekorativë zbukuronin hyrjen. /opinion.al/