Gjuriq: Pos vendimit të Surinamit, shpejt do të ketë edhe tërheqje tjera nga njohja e pavarësisë së Kosovës

E publikuar: 31/10/2017 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë sot se është një lajm i madh se Surinami tërhoqi vendimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se ajo mohon të gjitha pretendimet e autoriteteve në Prishtinë se procesi i njohjes është i pakthyeshëm, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Ky vendim i Surinamit i mohon këto pretendim, lufta po vazhdon dhe duhet të vazhdojë tutje”,tha Gjuriç para gazetarëve në Pallatin e drejtësisë në Beograd.