Një person ka humbur jetën pasi ka rrëqitur dheu në fshatin Llaushë të Skënderajt. Viktima ishte duke punuar por pas rrëshitjes së dheut ka pësuar lëndime të cilat nuk ka arritur t’i përballojë.
Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, njofton policia, transmeton Express.
Njoftimi i policisë:
Fshati Llaushë Skenderaj 30.10.2017-15:15. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke punuar, ka ardhur deri tek rrëshqitja e dheut me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion



















