Shkëmbi i Kavajës, shpëtohet vajza nga Ukraina e marrë peng dhe e torturuar

E publikuar: 31/10/2017 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

????????????????????????????????????

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës. Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ‘Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.