Makina e kreut të Task-Forcës së OSHEE-së Artur Saraçi është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, më konkretisht në lagjen ‘Perash’.
Dyshimet janë se makinës i është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme.
Policia është duke bërë hetimet pikërisht në këtë pistë. Saraçi është shprehur në policia se nuk kishte asnjë konflikt.
Policia po heton pikërisht djegien e makinës për shkak të detyrës.


















