Në vazhdën e veprimeve aktive Policia e Kosovës ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit e po ashtu edhe në fushën operacionale në funksion të zbatimit të urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë periudhës kohore nga 23.10.2017 deri 29.10.2017.
“Sikurse edhe javët e kaluara, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policorë për patrullime rreth shkollave”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.
Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policorë nga drejtoritë rajonale të Policisë, stacionet policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
* Për periudhën raportuese janë realizuar:
– 225 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,
– 437 patrullime rreth shkollave,
– 459 persona të kontrolluar,
– 194 vetura të kontrolluara,
– 18 lokale të kontrolluara,
– 06 ligjërata në shkolla,
– 460 pjesëmarrës, nxënës,
– 170 fletushka.
* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:
– iniciuar 17 raste
– arrestuar 22 persona
Gjithsejtë janë konfiskuar:
– marihuanë 395.05 gramë (2.65 gramë marihuanë në shkolla, pjesa tjetër në perimetrin 300 m)
– heroinë 267,5 gramë
– euro 4005
– një (1) revole/54 fishekë
Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave, si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.
Prej 17 rasteve:
– 1 raste brenda oborreve,
– 1 raste afër oborreve të shkollave,
– 15 raste në perimetrin prej 300m.
Prej numrit të përgjithshëm të të arrestuarve (22):
– 4 persona shpërndarës të drogës,
– 18 konsumues.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale dhe në veçanti luftës ndaj trafikimit me narkotikë.