Kushtetuesja rrëzon gjyqtarët dhe i hap rrugë Vetingut në drejtësi

E publikuar: 30/10/2017 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Kushtetuese vendosi të lërë në fuqi ligjin e Vetingut dhe të rrëzojë kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, që pretendonte se ligji ishte antikushtetues.

Vendimi u mor këtë të hënë nga Gjykata Kushtetuese që i dha fund përpjekjes së fundit për të ndalur vetingun në sistemin e drejtësisë. Unioni i Gjyqtarëve ankimoi 25 nene nga paketa e tre ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Në të njëjtën ditë, kur do të merret vendimi, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin ishin në inaugurimin e godinës së Vetingut, duke e quajtur këtë të sotmen “një ditë shprese”. Interesant është fakti se për çdo ditë, kur është zhvilluar një seancë në Gjykatën Kushtetuese për pretendimin e Unionit të Gjyqtarëve, ka pasur nga një dalje publike të ambasadorit Donald Lu.