Dorëheqja e Ajazit, reagon Basha: Presion politik, gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit

E publikuar: 30/10/2017 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazit, si pasojë e presionit politik.

“Dhe unë e kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve por një gjë është e sigurtë që një SHISH, që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafuikun e drogës ëhstë halë në sytë e pushtetit dhe edi ramës. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik. Mendoj se po bëhet gjithçka për të fshehur afërën e Tahirit. Bota nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një shtet të dështuar të zotëruar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet por do të hapet në ditët në vijim.