Kryetarja e Gjykatës së Apelimit, Natasha Mulaj, ka hapur sot me fjalën e saj, ceremoninë e përurimit të godinës ku do të ushtrojnë detyrën e tyre, komisionerët e Vetingut në Shqipëri. Në fjalën e saj ajo tha midis të tjerave se “ne kete situate ne te cilen ndodhemi, une gjykoj se ai qe e ka artikuluar me mire dhe me qarte, se cfare duhet bere eshte nje gjykates, nje hero; italiani Giovanni Falconi, i cili teksa u fliste te rinjve siciliane u shpreh:“ Mafia nuk eshte e pathyeshme; ajo eshte nje fakt njerezor dhe si te gjitha ato e kane nje fillim dhe nje fund. Ne, duhet te kuptojme se mund te fitojme pa kerkuar heroizmin e qytetareve, por duke hedhur ne lufte te gjitha fuqite me te mira te institucioneve”.
FJALA E PLOTE E MULAJT
Vendosja dhe konsolidimi i shtetit ligjor si dhe funksionimi i shtetit te se drejtes artikulohen rendom nga politikane dhe jo vetem si detyrime madhore te Shqiperise ndaj Bashkimit Europian. Por, ky para se gjithash, eshte nje detyrim ndaj vete qytetareve tane.
Sentenca “Te gjithe te barabarte perpara ligjit “ duhet te jete nje realitet i prekshem, nga te gjithe, e ushtruar ne cdo hallke te gjyqesorit dhe jo nje fjali e bukurshkruar neper salla seancash. Drejtesia, fillimisht duhet te jete e tille, e drejte, dhe se dyti duhet te perceptohet nga opinion public se vertete eshte e tille. Fatkeqesisht, sistemi yne i drejtesise eshte larg se qeni mirefunksional. Ne i njohim aresyet, pasi kemi punuar dhe jetuar ne kete vend, ndaj sot, me shume sesa parashtrimi i tyre, une doja te adresoja nje tjeter dimension; ate te te parit nga e ardhmja; dhe ketu do te nenvizoja me insistim se gjithcka fillon me vete sistemin.
Ne kete situate ne te cilen ndodhemi, une gjykoj se ai qe e ka artikuluar me mire dhe me qarte, se cfare duhet bere eshte nje gjykates, nje hero; italiani Giovanni Falconi, i cili teksa u fliste te rinjve siciliane u shpreh:“ Mafia nuk eshte e pathyeshme; ajo eshte nje fakt njerezor dhe si te gjitha ato e kane nje fillim dhe nje fund. Ne, duhet te kuptojme se mund te fitojme pa kerkuar heroizmin e qytetareve, por duke hedhur ne lufte te gjitha fuqite me te mira te institucioneve”.
Jane pikerisht institucionet; apo me sakte institucionet e mire organizuara, te mire strukturuara dhe te mire sistemuara, ato qe nese koordinohen sic duhet realizojne ndryshimin e madh; ndryshimin e shumepritur. Kjo eshte edhe aresyeja se perse fillimisht miratimi i reformes ne drejtesi dhe me pas krijimi i “institucioneve te vettingut”, pertej retorikes politike, eshte vleresuar dhe mirepritur masiviisht nga opinion public, i cili per shkak te eksperiencave te hidhura ne perballjet me drejtesine, e ka shume te demtuar besimin tek e drejta dhe ndershmeria e drejtesise.
Ecuria e ngadalte e krijimit te kuadrit ligjor, krijimit te institucioneve dhe e gjetjes se burimeve te duhura njerezore ka shume shpjegime, por eshte fakt se ato e kane frenuar dhe penguar punen e sistemit ne te gjithen e saj. Eshte fakt i pakundershtueshem se pa pastruar rradhet tona; dhe pa e konfirmuar perpara publikut se jemi ndare nga elementet qe jane shkaktare te reputacionit tone te demtuar rende ne syte e publikut; do te ishte e pamundur te fillonim permbushjen e njeres prej betejave tona me madhore; ate te krijimit te bindjes tek publiku se edhe Drejtesia shqiptare eshte ashtu sic duhet te jete: e Drejte dhe e Ndershme.
Veshtire se ka qofte edhe nje segment te vetem te shoqerise qe te mos kete patur qofte nje experience te hidhur me Drejtesine ne keto afro 3 dekada; te cilat te mbedhura se bashku kane krijuar, me shume keqardhje, bindjen se per te fituar te drejten ne drejtesine shqiptare, ose duhet te kesh lidhje te forta politike, ose duhet te jesh i pasur per ta blere ate.
Ne jemi ketu per te krijuar te gjithe mekanizmin e domosdoshem per te provuar krejt te kunderten; per te provuar se shume shpejt, pasi vete sistemi te filtrohet dhe pastrohet nga individet qe e kane shfrytezuar babezisht dhe kanibalisht ate, te gjykojme thjeshte…t’i japim te drejten atij qe e meriton. Per ta bere kete ndryshim epokal epokash, qe nuk do te jete aspak I lehte, madje pa hezitim do te thosha shume i veshtire, jane shume te rendesishme kapacitetet e duhura dhe te mjaftueshme njerezore, individe me integritet dhe te vetedijshem se puna e tyre eshte ndoshta kontributi me i rendesishem qe do te japin per drejtesine ne historine e Shqiperise moderne. Transparenca dhe percimi i saj tek publiku eshte nje tjeter dimension ekzistencial i punes tone.
Nese ne nuk do te arrijme qe ta rrisim besimin e qytetareve tek drejtesia dhe ti bejme ata aleatet tane ne kete process jetik per vendin, ne nuk do te mund ta permbushim misionin tone. Per kete ne kemi nevoje per mbeshtetje dhe konsensus politik per te mundesuar krijimin dhe mirefunksionimin e nje structure efikase qe realizon misionin e vet. Nje nder aksiomat me te lashta dhe me domethenese mbi drejtesine ne te gjithe historine e njerezimit, e cila flet per peshen e saj ne jeten e shoqerise eshte ajo latine: Fiat justitia ruat cælum: Te behet drejtesi edhe sikur qiejt te permbysen… shpjegimi i saj eshte i thjeshte: drejtesia duhet dhene pavaresisht pasojave.
Kam pershtypjen qe jo vetem une, por te gjithe ne ne kete salle mendojme se ne Shqiperi Qiejt nuk jane permbysur, pasi nuk Drejtesia eshte dhene. Ne thjeshte dhe vetem duhet te bejme detyren tone perpara vetes, perpara kolegeve, ne emer te shoqerise e te Shqiperise se Drejte dhe te Ndershme. Ne duhet te bejme drejtesi, edhe sikur qiejt te permbysen.

















