Prokurori i Shtetit i Spanjës, Jose Manuel Maza, ka bërë thirrje që të ngrihen akuza për rebelim dhe kryengritje kundër liderëve të Katalonjës, për shkak të përpjekjeve të tyre për ta ndarë rajonin nga Spanja.
Maza, po ashtu ka bërë thirrje që të ngrihen akuza për keqpërdorim të fondeve, raporton Reuters, përcjell Express.
Sipas sistemit ligjor të Spanjës, kërkesa i shkon gjykatësit, i cili më pas e merr në konsideratë.
Maza i ka kërkuar gjykatësit t’i thërrasë liderët separatistë të dëshmojnë. /Express/


















