Qeveria i preu fondet, Akademia e Shkencave thërret mbledhje urgjente

E publikuar: 30/10/2017 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akademia e Shkencave ka thirrur një mbledhje urgjente pas njoftimeve në medias se qeveria u preu fondet. Po ashtu, po sto kryeministri Edi Rama e konfirmoi këtë duke e quajtur Akademinë “nëndetëse të kalbur që rri në rërë’

Mbledhja do të mbahet më datë 31 tetor 2017 ora 12.00 në sallën “Aleks Buda” dhe është kërkuar nga një grup akademikësh. Ja njoftimi:

Në zbatim të Ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, neni 9 dhe 10, i ndryshuar dhe të Statutit të ASH-së, neni 15 dhe 16; mbështetur nevojës që ka situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, për shqyrtim, analizim, dhënie mendimesh dhe rrugëzgjidhjesh nga Asambleja e akademikëve si organi më i lartë drejtues i saj; e posa?ërisht ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave pas njoftimeve në media për mos alokimin e mbështetjes buxhetore për vitin 2018; me kërkesë të një grupi akademikësh dhe me aprovimin e Këshillit ekzekutiv dhe të Kryesisë së ASH-së ju propozojmë:

Rendi i Ditës

1. Situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, e posa?ërisht, ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave. Diskutime dhe dhënie mendimesh.
2. Deklaratë e Asamblesë së Akademisë së Shkencave.

(Diskutimet të përgatiten me shkrim. Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme. Në mbledhje janë të ftuar të gjithë anëtarët e asamblesë, akademikët me status mbi 75 vje? dhe përfaqësuesesit e Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave).

Kryesia e Akademisë së Shkencave

Ps: Kodi i veshjes në mbledhje të jetë formal/zyrtar.