Për balotazh partitë s’kanë vija të kuqe

E publikuar: 30/10/2017 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se subjektet politike për garën e balotazhit më 19 nëntor do t’i heqin vijat e kuqe ndërmjet vete.

Behxhet Shala dhe Albert Krasniqi kanë vlerësuar për gazetën “Epoka e re” se marrëveshjet politike mes partive në balotazh mund ta përmbysin rezultatin e raundit të parë që është arritur më 22 tetor.

Sipas tyre, kjo do të vijë në shprehje aty ku rezultati është i ngushtë. “Askush nuk do të përjashtojë dikë për koalicion në atë komunë që ka interes.

Çdo parti do të bëjë koalicion me secilën parti në qoftë se nga ajo marrëveshje do ta fitonte qeverisjen në komunën e caktuar”, ka thënë Behxhet Shala