Kreu i qeverisë ka njoftuar qytetarët se janë të lira 24 vende pune në poste të tarta, drejtorë burgjesh. Dy ditë pasi i shkarkoi drejtuesit e këtyre institucioneve, Edi Rama është angazhuar edhe vetë në zgjedhjet e drejtuesve të rinj sa më shpesh.
“Mirëmëngjes – shkruan Rama sot në Fb, – dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al”


















