Vetëm 4 seanca janë mbajtur gjatë 54 ditëve të fundit, prej kur është konstituuar Kuvendi i Kosovës.
Madje këto seanca u vendos të thirren vetëm pas kritikave që mori Kosova nga ndërkombëtarët për mosfunksionim të Kuvendit.
Që nga konstituimi i Kuvendit, më 7 shtator të këtij viti, deri më tash janë mbajtur vetëm 4 seanca, seanca këto që vendosën të thirren vetëm pas kritikave që mori Kosova nga ndërkombëtarët për mosfunksionim të Kuvendit, shkruan sot gazeta zëri.
Por, pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, balotazhi sërish është një mundësi e afërt që Kuvendi përsëri ta stopojë punën e vet, ashtu siç bëri gjatë zgjedhjeve lokale, ku për afro një muaj qysh nga fillimi i saj ndaloi punën për të vazhduar përsëri më 2 tetor.
Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kjo legjislaturë ka qenë mjaft anemike në punën e saj dhe se Kuvendi po neglizhon punën, e duke vepruar kështu po ngecin edhe proceset që janë prioritete për vendin e që Kuvendi do të duhej ta shtonte në kalendarin e tij të punës numrin e seancave.


















