Peterle: Duhet vullnet politik për ta kryer reformën zgjedhore

E publikuar: 30/10/2017 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

25.7.2012 Ljubljana, Slovenija. Lojze Peterle, clan Nove Slovenije – NSi in evropski poslanec.FOTO:JURE ERZEN/Delo

Kosovës i duhet një reformë e mirëfilltë zgjedhore në mënyrë që të arrijë standardet demokratike evropiane. Ky është vlerësimi që ka dhënë shefi i Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian (EU EOM), Alojz Peterle, gjatë një interviste për “Kohën Ditore”.

Megjithëse ka thënë se zgjedhjet e 22 tetorit ishin më të mirat që Kosova ka organizuar deri më tani, Peterle ka listuar një varg mangësish që vazhdojnë të jenë evidente në çdo palë zgjedhje, shkruan sot Koha Ditore.

Pasaktësitë në listën e votuesve, mungesa e transparencës sa i përket financimit të fushatës së partive politike, mosqartësimi sa duhet i procedurave të votimit- janë disa prej mangësive që sipas Peterles duhet të adresohen.