Agjencia Kosovare e Privatizimit ka në plan të rifusë në shitje 14 hektarë tokë në një fshat të Mitrovicës së Jugut.
Mirëpo, një plan i tillë po kundërshtohet nga një pjesë e banorëve, të cilët thonë t’i kenë blerë tokat që në vitet e 50-a, dokumente këto që u janë djegur gjatë luftës, raporton KTV.
Madje, sipas tyre, Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk i kishte njoftuar asnjëherë se tokat do t’i vendosë për shitje.
Banorët i janë gëzuar dështimit të parë të shitjes së tokave, të cilat vazhdojnë t’i punonin.
Kanë paralajmëruar si AKP-në, ashtu edhe të interesuarit, për t’i blerë tokat se nuk do të lejojnë një gjë të tillë.
AKP-ja ka bërë të ditur se asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për pretendim pronësor dhe nga të dhënat që posedojnë të njëjtit nuk kanë parashtruar padi as në Gjykatë.
Sipas AKP-së, kjo pronë edhe në kadastrën e Mitrovicës figuron si pronë e Ag.