Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me skuadrën e madhe italiane, Napolin.
Hysaj është transferuar te Napoli në verën e vitit 2015 nga Empoli për një shifër prej 5.5 milionë eurove.
Transferimi i tij është bërë me ndikimin direkt të trajnerit italian, Maurizio Sarri, i cili e pati futbollist edhe tek Empoli.

Që nga transferimi i tij në San Paolo, Hysaj është bërë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke ia zënë vendin njërit nga lojtarëve më të njohur, Christian Maggios.
Kapiteni i skuadrës, Hamsik duke ia dhuruar fanellën Hysajt
Kështu, Hysaj ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me Napolin qysh në fillim të sezonit të tij të tretë me të kaltrit, teksa nuk kanë munguar urimet nga skuadra dhe faqja e Serie A për këtë arritje.
100 është numri i ndeshjeve të Hysajt me Napolin
“San Paolo duartroket Hysajn për 100 paraqitjet e tij me të kaltrit, Forca Napoli, përgjithmonë”, shkruhet në faqen e Napolit në Twitter.
Mbrojtësi shqiptar i lumtur me këtë arritje
“100 ndeshje me fanellën e Napolit për Elseid Hysajn”, shkruan faqja zyrtare e Serie A në Facebook.
Ndryshe, mbrojtësi shkodran ende nuk ka arritur të shënoj golin e parë me fanellën e Napolit edhe përkundër 100 ndeshjeve. /Telegrafi/
Il San Paolo applaude #Hysaj per le 1️⃣0️⃣0️⃣ presenze azzurre 👏 #ForzaNapoliSempre 💪 pic.twitter.com/MMqdddpT9r
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 29, 2017

















