Femra dhe alkool, nxirren nga hoteli dy konkurentët e 'Dance with me'

E publikuar: 29/10/2017 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për dy djemtë nga Kosova, Trim Jetullahu dhe Meriton Mjekiqi, të cilët, siç bën të ditur revista ‘Story’, janë dëbuar pasi njëri prej tyre ka tentuar të fusë femra dhe pije alkoolike në dhomë.

Këtë e kanë bërë të ditur burime pranë djemve, që kanë sqaruar se veprimi i njërit prej tyre nuk është mirëpritur nga stafi i hotelit pasi ishte kundër rregullores. Sipas burimeve, produksioni është munduar ta fshehë një gjë të tillë duke i akomoduar djemtë në një tjetër hotel.