Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani ka ironizuar qëndrimet e Kryeminisrit Edi Rama për zhvillimet në vend.
Në një koment në Facebook, Harasani i drejtohet Ramës me nota miqësore, duke i thënë se kryeministri është shumë i madh për një vend të vogël si Shqipëria.
“Ty s’të kuptojnë. S’të kuptojnë se je shume i madh vëlla. Ti je për KM të Kinës, jo i një vendi të vogël mosmirënjohës si Shqipëria!”,- shkruan Harasani.

















