John Ernest Williamson është zhytur në ujërat e detit në Bahame, për të mbytur nga afër një peshkaqen, në filmimin e parë të realizuar ndonjëherë nën ujë.
Para eksploruesit britanik qëndronte kameramani i vendosur në kapsulë, ndërsa në sipërfaqe ishte vendosur një kalë i ngordhur, si karrem për ta joshu prenë, transmeton Telegrafi.
Me ta qëlluar me thikë, peshkaqeni ka ngordhur dhe ka rënë në taban të detit, ndërsa më pas është nxjerrë në barkë.
Projekti i realizuar më 1914, është bërë për të treguar se çfarë ndodhet nën ujë, për ata që nuk kishin mundësi që të shkojnë ndonjëherë në det.
Në realizimin e filmimit janë angazhuar shumë njerëz, pasi është dashur të ndërtohet një mekanizëm i veçantë nën ujë, që duhej të furnizohej me ajër nga lundra që ishte lart. /Telegrafi/