Takohen Lekaj dhe drejtori i Bechtel Enkas, s’jepin deklaratë për vdekjen e punëtorit

E publikuar: 28/10/2017 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ngjarjes tragjike afër punishtës së autostradës “Arbër Xhaferi”, ku humbi jetën një punëtorë i kompanisë Bechtel – Enka, janë takuar Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe drejtor i kompanisë Bechtel-Enka, Riyadh Alkhazjari.

Gjatë këtij takimi është diskutuar situata pas  kohës të fatkeqësisë dhe tani për tani nuk mund të thuhet asgjë konkrete për rastin, sepse me të po merren organet kompetente dhe para se ata të dalin me rezultatet e tyre nuk deshirojmë të leshohemi në deklarata.

Që të dy në këto momente, ndiejnë keqardhjen e tyre  dhe i shprehin ngushëllime familjes për humbjen e një anëtari të tyre, një njeriu i cili ka punuar pa ndalshim me dhjetëra e qindra orë për ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, sa i përket infrastrukturës.

Lekaj dhe Alkhazjari  kanë thë thënë se do të jen gjithnjë  afër familjes në çdo kohë për çdo gjë që mund të kenë nevojë ata./Indeksonline/