Revoltohen punëtorët e Bechtel-Enkas, pasi ndërroi jetë i riu nga Prizreni

E publikuar: 28/10/2017 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vdekjes së 30 vjeçarit nga Prizreni në autostradën “Arbën Xhaferi”, kanë nisur pakënaqësitë brenda punëtorëve të Bechtel-Enkas.

Në një përgjigje për “Indeksonline”, të njëjtit thonë se kanë marrë urdhra nga shefat përkatës të kompanisë që të punojnë edhe pasditen e sotme. Mirëpo, kjo nuk u pëlqeu disa prej tyre.

“Sot na ka vdek shoku e ne të punojmë, kjo është e papranueshme”, ka thënë njëri prej tyre.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm,një punëtor i kompanisë “Bechtel-Enka” është shkelur për vdekje nga një kamion që po punonte në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.

Aksident ka ndodhur në trasenë ndërmjet fshatrave Kovaqec e Nikaj të Kaçanikut. /Indeksonline/