Afhseen Qumbar nga Mithi i Pakistanit, që vuan nga një çrregullim i panjohur i muskujve, jeton në kushte të vështira sepse e ka qafën të kthyer në 180 shkallë.
Pasi nuk mund ta mbajë kokën drejt, nëntëvjeçarja nuk mund të ecë apo të ulet si duhet, ndërsa duhet ta ushqejnë dhe t’i ndihmojnë kur shkon në tualet, transmeton Telegrafi.
Ajo detyrohet të jetojë e vetme dhe të mos shkojë në shkollë, pasi fëmijët frikësohen prej saj.
“Nuk kemi të ardhura as për të jetuar si duhet, as më pak që ta dërgojmë diku për shërim” ka thënë nëna e Qumbar, për gjendjen e së bijës.
Të vetmen shoqëri i ka gjashtë familjarët e saj, që jetojnë në kushte të vështira, teksa ndihmohen nga paga e ultë e vëllait të madh, që është bartës i familjes.
Ata kanë kërkuar nga ndonjë organizatë që ta ndihmojë vogëlushen, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. /Telegrafi/