“U mbyllte ‘E Diela Shqiptare’ !” Ja shkrimi i shikueses qe po pushton Facebook-un !

E publikuar: 27/10/2017 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Fjolla Spanca

Trupi asht ndër të Dhanunat Hyjnore që tek ne vjen si amanet! Trupi asht çdo rrëqethje që na e rrotullon zemrën kur tinëz vjedhet a dhunohet mishi jonë.

Trupi asht ai qoshku’ ku Shpirti endet lirshëm dhe merr e jep sinjale diftuese të Frymës sonë!

Para ca ditësh, ajo çfarë pamë tek “E diela shqiptare” qe nji kallzues i shpirtit të mluem me petkun e Harresës; shpirtit të trazum prej materializmit shfrenues! Vajzat qe “përdridheshin” teksa Ardit Gjebrea dhe Valon Shehu shijonin pjatat sipër barkut të tyre, përçonin mbi të gjitha nji soj dhimte që zor kalon. Dhimtë me e pa se qysh jena hutu n’terrin e paditunisë!

Doemos asht dhimtë e madhe me i pa vajzat e reja teksa çplohen neveritshëm për t’i plotsue tekat djallëzore të disave. Jo se du me u ngatërrue në zgjedhjen e gjithsekujt për me ba ça t’i teket me veten; por s’mund ta pranoj kurrë që për disa interesa/ cytje bajate modeli i menjeve të hallakatuna me u marrë i mirëqenë dhe gruaja me u përdorun si ato kukullat kineze (kancerogjene) që e prishin shnetin e fmijëve!

Për ma teper që tashma dihet se “E diela shqiptare”’ asht nji program që mësyen familjen, adoleshentët e madje edhe fëmijët. Përmes ca skenave histerike dhe “lojnave të fatit” metohet “si pa dashje” me i vu hi synit të popullit dhe me e fsheh varfninë që e ka pllakos qytetarin shqiptar knej e anej tunelit. Ndoshta, Gjebrea jeton i kamun në luks ndërkohë që shqiptari “tjeter” detyrohet me i “dhanë” te tana në këmbim të nji “meditjeje” qesharake prej së cilës ka me e siguru vaktin e familjes.

Dhimta bahet edhe ma e randë kur e sjell nëpër mend faktin që media metet influencë e pakonkurrueshme në shoqninë tonë. Ndaj, të transmetosh të tilla skena (perverse) do me thane me e legjitimu dhunën dhe të shëmtuten pa t’u dridh çerpiku. Për hesap, të disave dhe si faturim për boshllëkun shpirtnor.

Me e thanë shkurt, për sa kohë Gjebrea me shokëe, pra media në tanësi, e nxen venin e familjes, shkollës, menimit të Naltë, librit a shëtisë bri Liqenit, na s’kena me pa ditë t’lehta

P. S. #ArditGjebrea nuk ta kisha uru që me e pa vajzën tande n’atë pozicion! (si balerinat) Ama emisionit tand i uroj me zemër sa ma pak financime; pra PARE e pisllik. U mbylltë. Sa ma shpejt!!!

Idhnushem, Fjolla Spanca nga Kosova.

Burimi:JOQ