Parlamenti i Katalonjës shpall pavarësinë nga Spanja

E publikuar: 27/10/2017 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parlamenti i Katalonjës shpalli të premten pavarësinë nga Spanja.

Ligjvënësit kanë mbajtur votim të fshehtë, por pa pjesëmarrjen e opozitës.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi dhe tha se sundimi i ligjit do të rikthehet në Katalonjë.

Më herët, Rajoy u bëri thirrje senatorëve të miratojnë sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën.

Ai tha se dëshiron të shkarkojë liderin katalans, zëvendësin e tij dhe ministrat rajonalë.

Këtë muaj, Katalonja ka mbajtur referendum për pavarësi, të cilin Madridi e ka shpallur jokushtetues.

Rajoy tha se kërkon masa të jashtëzakonshme, sepse nuk ka zgjidhje tjetër dhe se në Katalonjë duhet të kthehet “ligji, demokracia dhe stabiliteti”.

Ai akuzoi Qeverinë e Katalonjës për ndarje të familjeve dhe përçarje të shoqërisë.

Përgatiti: Valona Tela