Sot janë bërë dy vjet që kur Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian në Strasburg. Ky dokument i nënshkruar shënon edhe marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Mirëpo, çka është arritur përgjatë këtyre dy viteve. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti për Indeksonline ka thënë se problemet politike po e ngulfasin zhvillimin ekonomik, në veçanti efektet e MSA-së.
“Mendoj që pas dy vite të nënshkrimit të kësaj marrëveshje është e trazuar platformë e bashkëpunimit të BE dhe Kosovës dhe paralelisht me zhvillimin e vendit t’i shohim efektet e para. Është për keqardhje që sikur edhe herëve të tjera, problemet politike po e ngufasin dhe lë në hije zhvillimin ekonomik në përgjithësi dhe efektet pozitive të MSA-së në veçanti”, ka thënë Hoti.
Hoti ka shtuar se MSA është marrëveshjes përmes së cilës Kosova mund të integrohet në BE.
“Mendoj se MSA-ja është një hallke e zinxhirit integrues të secilit vend ne BE porse nuk duhet të hamendësojmë ndonjë zhvillim enorm nga MSA në rastin kur ekonomia e vendit lë për të dëshiruar” ka shtuar Hoti.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, për Indeksonline ka thënë se Dogana e ka zbatuar në përpikmëri këtë marrëveshje.
“Dogana që nga dita e pare qe ka filluar kjo marrëveshje e ka zbatuar ne përpikëri. Tani jemi ne vitin e dyte te implementimit dhe nuk kemi pasur asnjë problem ne aplikimin e MSA, kjo si rezultat i përgatitjeve paraprake qe dogana ka bërë” thuhet në përgjigjen elektronike të Doganës së Kosovës.
MSA ndikon ne uljen e te taksave pasi te hyrat ndikohet ne aspektin e TVSH dhe taksës doganore.
Në vijim tabela është për disa muaj të këtij viti:

Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri për Indeksonline ka treguar për përfitimet e MSA-së në disa aspekte.
“Kosova ka përfituar shumë nga MSA-ja, sidomos në rritjen e eksportit dhe rritjen e cilësisë, pastaj detyrimisht edhe rritjen e punësimit, një e mire tjetër është edhe importimi I teknologjisë së fundit në mënyrë që të jemi edhe konkurrent të mirëfilltë me kompanitë nga vendet e MSA-së” ka thënë Beqiri.
Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit kanë nisur para katër viteve, vetëm pasi Kosova është angazhuar në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve./Indeksonline


















