Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell nuk po flasin mes veti.
Kjo u pa qartë edhe në takimin që patën presidenti dhe kryeministri me ambasadorët e shteteve të NATO-s.
Thaçi shihet duke u përshëndetur me ambasadorët tjerë, por jo edhe me atë britanik, raporton Indeksonline.
Prishja e raporteve mes Thaçit e O’Connell ndodhi gjatë një konference kur Thaçi kritikoi ashpër ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale.
“Kosova mbajti fjalën e themeloi Gjykatën po bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asnjë hap. Kosovës veçse iu vështiruan mundësitë. Kosova u tregua me lojale por u ndëshkua më së shumti”, ishte shprehur Thaçi në konferencë.
Por, derisa Thaçi po fliste dhe kritikonte ndërkombëtaret, ambasadori britanik e lëshoi sallën.
















