Ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë për Krimet e Rënda ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Deputeti socialist sapo ka hyrë në gjykatë i shoqëruar edhe nga avokatët e tij Maks Haxhia dhe Artan Hajdari.
Tahiri është ftuar sot të paraqitet pranë gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda në Tiranë për të dhënë dëshminë e tij, për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Kjo lëvizje vjen një ditë pas kontrollit në shtëpinë e tij te “Kodra e Diellit” ku prokuroria mori disa bizhuteri të bashkëshores së ish-ministrit, shkruan newbomb.al.


















