Bashkëpunëtori i Mustafës ia kujton Haradinajt ‘Zajednicën’

E publikuar: 27/10/2017 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish zëdhënësi i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, ia ka kujtuar kryeministrit Haradinaj parullën “Poshtë Zajednica”. Kreu i AAK-së tha mbrëmë se në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asociacioni dhe duhet vazhduar me hapat tutje.

Postimi i plotë:

“KU E LAMË E KU NA MBETI”…parulla poshtë “zajednica”?

Haradinaj mbrëmë në “New Bugajski Hour”: “…Në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asociacioni, duhet të vazhdojmë me hapat tutje”!
Ramush Haradianj (Insjaderi, 17/05/2017): “Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë.”