Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, i cili derisa ishte i dehur ka fyer policët në detyrë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, me sjellje arrogante ka fyer zyrtarët policorë. Të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
















