“Pasaporta e Shqipërisë – dhuratë e padëshiruar nga BE-ja” (Video)

E publikuar: 26/10/2017 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i shtetit ka deklaruar se pasaporta e shtetit shqiptar është dhuratë e padëshiruar nga BE-ja; e padëshiruar sipas tij, sepse është krenar me shtetin e Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ideja e tij për pasaporta shqiptare për shqiptarët e Kosovës është kërkesë humane dhe fare jopolitike, ndëras ka nënvizuar se pasaporta e Shqipërisë për të është dhuratë e padëshiruar nga Bashkimi Europian.

Ai në Zona e Debatit në Klan Kosova ka treguar një episod nga takimet në Bruksel, kur përpara zyrtarëve europianë ka vënë pasaportën shqiptare, në shenjë revolte për izolimin e qytetarëve të Kosovës, përmes mosheqjes së vizave.

“Nëse elitat kanë marrë pasaportë të Shqipërisë, pse të mos e marrin atë edhe studentët, edhe njerëzit e biznesit, dhe krejt të tjerët. Kjo është çështje humane dhe aspak politike. E kam vënë(pasaportën e Shqipërisë) para zyrtarëve në Bruksel, mu për këtë arsye. Pasaporta e Shqipërisë për mua është dhuratë e Bashkimit Europian. Dhuratë që nuk do ta dëshiroja, sepse jam shumë krenar me shtetin e Kosovës”. /klankosovatv.