Familjarët e një shtëpie në Queensland të Australisë, nuk kishin dijeni se në barishtet e ulëta të kopshtit, ndodhej një gjarpër gjigant.
Kur dikush ka vërejtur lëvizjet e reptilit, ka njoftuar mbrojtësit e rendit, të cilët janë nisur menjëherë për të intervenuar, transmeton Telegrafi.
Megjithëse dukej si hapësirë e sigurt, prej aty është nxjerrë pitoni i gjatë, kafshimi i së cilit sjellë pasoja fatale.
Zona ku është gjendur ka mot të nxehtë dhe është shumë e përshtatshme për gjarpinj, ndërsa aftësia që të kamuflohen iu ndihmon të qëndrojnë në hapësirat më të pa pritshme. /Telegrafi/