Kthehet në rivlerësim tenderi për autostradën Prishtinë-Gjilan

E publikuar: 26/10/2017 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organi Shqyrtues i Prokurimit publik ka kthyer në rivlerësim tenderin për Autostradën A7, Prishtinë – Gjilan, pasi ka konstatuar që Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës ka shkelur disa nga dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Trembëdhjetë operatorë ekonomikë patën ushtruar ankesa në gjykatën e tenderëve.

Një ndër gjetjet e Panelit Shqyrtues gjatë gjykimit të kësaj lënde, është ajo se Autoriteti Kontraktues nuk ka marrë për bazë nenin 1 të Ligjit të Prokurimit Publik, raporton KTV.

Qëllimi i këtij neni është të sigurojë mënyrën me efikase, transparente dhe të drejtë për shfrytëzimin e fondeve publike.

Për këtë tender ishte raportuar të jetë kërcënuar me jetë Kryetari i Bordit të OSHP-së, Blerim Dina.