Horace Owiti Opiyo 21-vjeç nga Kenia, është bërë i njohur për opinionin për shkak të një sëmundje të rrallë nga e cila vuante dikur. Testikujt e tij kanë qenë 20 herë më të mëdha sesa ato normale, fakt ky që ia kishte vështirësuar jetën.
Ai madje nuk mund të ecte, të kishte femër edhe një punë nga e cila do të jetonte i pavarur. Por, për fat të mirë, ky kenian i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale që kanë pasur sukses t’ia zvogëlojnë madhësinë e testikujve, transmeton Telegrafi.
Pas operacionit mjekët arritën t’i heqin lëkurën e tepërt dhe konstatuan se Opiyo vuan nga “scortal elephantiasisa”. Kjo sëmundje shkaktohet nga bllokimi i sistemit limfatik që qon në ënjtjen e lëkurës.
Ai ishte prekur nga kjo sëmundje kur ishte vetëm 10-vjeçar, dhe për shkak të madhësisë së testikujve nuk mund të ecte dhe të vishet si të gjithë të tjerët. Ai për vite të tëra ka bërë jetë të pastrehut.
Ky i ri nga Kenia i është nënshtruar dy operacioneve: gjatë të parës i hoqën lëkurën e tepërt, kurse në të dytën kanë kryer rekonstruimin e penisit në mënyrë që të dukej para se të prekej nga kjo sëmundje.
“Besoj se Horace nga sot do të bëjë një jetë normale dhe do të mund ta shijoj në maksimum”, ka deklaruar mjeku James Obondi që kreu operacionet. /Telegrafi/